Kimmich optimist se Bayern kalon në gjysmëfinale të Champions League

Kimmich optimist se Bayern kalon në gjysmëfinale të Champions League

Objektivi i vetëm i Bayern Munchen është fitorja dhe përmbysja e rezultatit ndaj PSG-së për tu kualifikuar për më tej në Champions League, njofton Insajderi.

Për këtë ka folur dhe Joshua Kimmich në kanalet zyrtare të klubit bavarez përpara kësaj supersfide duke u treguar besim plotë se bavarezët do t’ia dalin mbanë.

“Jam i bindur se do t’ia dalim, sepse jemi një skuadër më e fortë duke parë lojën e zhvilluar në ndeshjen e parë. Për fat të keq vetëm rezultati nuk na shkoi përshtat. Por jam absolutisht i bindur se do të mund të përmbysim fatin e ndeshjes së nesërme”, tha fillimisht gjermani.

“Do të jetë edhe mentaliteti që do të vendosim në fushë, por edhe efikasiteti që kemi për të prodhuar lojën tonë. Javën e kaluar kemi patur mentalitetin e duhur, por nuk kemi qenë mjaft efiçent. Nesër do të duhet të kemi të njëjtën kualitet si në ndeshjen e parë”, përfundoi Joshua Kimmich. /Insajderi.com