Kina akuzohet për sulm kibernetik ndaj “Microsoft”

Kina akuzohet për sulm kibernetik ndaj “Microsoft”

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një sulmi kibernetik në fillim të këtij muaji ndaj, transmeton Insajderi.

Sulmi goditi serverat e “Microsoft”, duke prekur të paktën 30 mijë organizata në mbarë botën.

Ministria Kineze e Sigurisë së Shtetit (MSS) është akuzuar gjithashtu për veprimtari më të gjerë spiunazhi, derisa akuzohet edhe për një model më të gjerë të pamaturisë.

Kina më parë ka mohuar akuzat për piratëri dhe thotë se kundërshton të gjitha format e krimit kibernetik.

Thirrja e unifikuar e Pekinit tregon peshën me të cilën është marrë kjo çështje, derisa zyrtarët e intelegjencës perëndimore thonë se aspektet janë dukshëm më serioze se gjithçka tjetër që kanë parë më parë.

Filloi në janar, kur hakerët nga një grup i lidhur me kinezët i njohur si “Hafnium”, filluan të përfitojnë nga një dobësi e “Microsoft Exchange”.

Ky sulm u krye kundër sistemeve specifike të cilat përputheshin me synimet e mëparshme të “Hafnium”, të tilla si kontraktorët e mbrojtjes, universitet dhe shumë gjëra tjera./Insajderi.com