Kina bëhet vendi i dytë në botë që zbarkon roverin e saj ‘Zhurog’ në Mars

Kina bëhet vendi i dytë në botë që zbarkon roverin e saj ‘Zhurog’ në Mars

Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars, transmeton Insajderi.

Sipas, agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Xinhua’, roboti me gjashtë rrota i quajtur ‘Zhurong’ ishte në shënjestër të Utopia Planitia, një terren i gjerë në hemisferën veriore të planetit.

Me këtë ulje, Kina bëhet vendi i dytë që vendos një rover në Mars, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  raporton BBC.

Presidenti kinez, Xi Jinping, përgëzoi “arritjen e jashtëzakonshme” të ekipit, me një mesazh të veçantë.

“Ju ishit mjaft të guximshëm për sfidën, ndoqët përsosmërinë dhe vendosët vendin tonë në radhët e përparuara të eksplorimit planetar,” tha ai.

Kjo anije kozmike zyrtarisht zbarkoi të shtunën në orën 07:18 të mëngjesit , e që në Pekin i bie të ishte e premte në ora 23:18 e natës, raportojnë mediat shtetërore të këtij vëndi./Insajderi.com