Kina është duke bërë gjenocid mbi popullsinë myslimane-duke i sterilizuar ata

Kina është duke bërë gjenocid mbi popullsinë myslimane-duke i sterilizuar ata

Shteti i Kinës, është duke ndjekur politika antinjerëzore në dëm të pakicave brenda shtetit të saj, por popullsia myslimane është duke u përjetuar tmerrin më të madh, shkruan Associated Press, njofton Insajderi.

Shteti i Kinës është duke marrë masa drastike, në përpjekje për të ndaluar shtimin e popullsisë në provincat të cilat janë të banuara me popullsi myslimane, në të njëjtën kohë është duke inkurajuar shtimin e popullsisë tek populli kinez që banon në ato provinca, thuhet në këtë shkrim nga AP.

Ata nuk janë duke zgjedhur metoda për të arritur qëllimet e tyre.

Prindërit të cilët kanë më shumë se 2 fëmijë, po detyrohen të paguajnë dënime të larta. Ata janë duke detyruar gratë që të bëjnë kontrolla të shpeshta duke i detyruar të abortojnë e më pas duke i sterilizuar.

Shumë prindër të cilët nuk kanë pranuar këto politika janë arrestuar dhe po mbahen nëpër burgjet e këtyre provincave.