Kina është sfidë për NATO-n

Kina është sfidë për NATO-n

Krerët e NATO-s u takuan në një samit në Bruksel ky kanë paralajmëruar për kërcënimin ushtarak të paraqitur nga Kina, duke thënë se sjellja e saj është një “sfidë sistemike”.

Sipas tyre Kina po zgjerohet me shpejtësi me arsenalin e saj bërthamor, ishte “e paqartë” në lidhje me modernizimin e saj ushtarak dhe po bashkëpunonte ushtarakisht me Rusinë.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se Kina ishte “duke iu afruar” NATO-s në aspektin ushtarak dhe teknologjik.

Por ai theksoi se aleanca nuk dëshironte një Luftë të re të Ftohtë me Kinën, raporton BBC.

NATO është një aleancë e fuqishme politike dhe ushtarake midis 30 vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut. Ajo u krijua pas Luftës së Dytë Botërore në përgjigje të kërcënimit të zgjerimit komunist. /Insajderi.com