Një raport i ri ka treguar që Kina është duke detyruar mijëra njerëz nga Tibeti të përfshihen në qendra trajnimi të stilit ushtarak.
Raporti i bërë nga Jamestoewn Foundation është bazuar në raportime mediale, dokumente të policisë dhe imazhe satelitore të cilat Reuters i ka verifikuar, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Autoritetet kineze nuk kanë komentuar ende për këto zbulime.
Tibeti është një territor i largët dhe kryesisht budist në territorin e Himalajave. Është regjion autonom i Kinës, e cila është akuzuar për shtypje të lirisë fetare dhe kulturore në këtë vend.
Presidenti i dëbuar i Tibetit, Lobsang Sangay është njëri nga njerëzit që kanë treguar se që populli i Tibetit është duke u detyruar të punojë në kampe të punës dhe qendra trajnuese për “edukim”.
Sipas raportit të autorizuar nga Adrian Zenz, thuhet se 500.000 njerëz kryesish fermerë dhe barinj, janë trajnuar në shtatë muajt e parë të vitit 2020 dhe autoritetet kanë vënë kuota për transferimin masiv të këtyre punëtorëve në Tibet dhe pjesë tjera të Kinës.
Sipas qeverisë kineze, këto trajnime kanë për qëllim të zhvillojnë “disiplinën e punë, gjuhën kineze dhe etikën e punë”.
Sipas kësaj qëllimi i qeverisë është të eliminojë “njerëzit dembelë”.
Studimi ka zbuluar që programet e trajnimit, rezultuan që punëtorët të përfundonin në punë me pagesa të ulëta, si industrinë e tekstilit, konstruktimit dhe agrikulturën.
“Këto politika janë duke rritur asimilimin e minoriteteve etnike dhe promovojnë humbjen afatgjatë të trashëgimisë gjuhësore, kulturore dhe shpirtërore”, paralajmëron studimi./Insajderi.com