Brazili ka siguruar teste për COVID-19 nga Kina, por i dolën shumica prej tyre të prishura. Ato nuk tregojnë rezultate të vërteta dhe sipas një mjeku brazilian, janë “një bërllok i vërtetë”.
Brazili është një nga vendet që e ka gjendjen më të rënduar sa i përket betejës me COVID-19.
Madje as numrat e saktë të të infektuarve, shëruarave dhe te vdekurve nga virusi nuk janë bërë të ditur.
Por një mjek Brazilian, Celso Granato, ka thënë për BBC se problemi ishte edhe me testet të ardhura nga Kina, të cilat ishin “një bërllok i vërtetë”.
“Në shkurt dhe mars kishte një sasi të madhe të testeve të ardhura nga Kina në Brazil. Pasi shikuam 11 lloje prej tyre, nëntë na dolën se ishin komplet të padobishme dhe një bërllok i vërtetë”, ka thënë ai, njofton Insajderi.
“Megjithatë në Brazil menduan se më mirë është të bëjmë testime me këto teste të kqija sesa të mos bëjmë fare, por kjo nuk është e vërtetë – më keq sesa të mos testosh fare është të bësh testime me teste të dobëta, pasi rezultatet pastaj janë të pavërteta”.
Tani Brazili ka filluar vet të prodhojë teste.
Mjekët shprehën optimist se testimet që po prodhohen në vend janë më kualitative dhe me to mund të ketë rezultate më të sakta./Insajderi.com