Dy shtetet me popullsinë më të madhe në botë janë futur në një konflikt. Kina akuzon Indinë, e India Kinën.
Kina i ka akuzuar trupat indianë se kanë bërë “provokim të qëllimshëm”, në njoftimin e parë zyrtarë që shteti kinez e ka lëshuar pas përplasjeve vdekjeprurëse që ushtritë e dy shteteve patën në pjesën e kontestueshme të kufirit në Himalayan, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lijian Zhao ka thënë se trupat indiane kanë kaluar në territorin indian dhe më pas sulmuan duke e sjellur situatën deri te konflikti fizik.
Megjithatë nuk ka dhënë detaje për ndonjë të vrarë, apo të lënduar kinezë. Derisa raportohet për 20 ushtarë indianë të vrarë.
Të premten kryeministri indian, Narendra Modi, i ka siguruar indianët që të mos merakosen sepse asnjë ushtarë i huaj nuk ka kaluar në territor indian.
Ai ka shtuar se India do t’i mbrojë kufijtë me forca ushtarake dhe me luftë nëse shfaqet e nevojshme./Insajderi.com