Kina njoftoi sot se do të akordojë 30 milionë dollarë shtesë (28 milionë euro) për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një vendim që vjen disa ditë pas mosangazhimit amerikan në këtë institucion.

“Kjo do të shërbejë për parandalimin dhe për kontrollin e epidemisë së COVID-19 dhe për të mbështetur zhvillimin e sistemeve shëndetësore në vendet në zhvillim”, deklaroi Geng Shuang, një zëdhënës i diplomacisë kineze.
SHBA-ja pesulloi në fillim të javës së kaluar financimin e saj për OBSH-në, që e akuzon për shumë afrim me Pekinin./ata.