Kina kërkon nga Trumpi të vendosë veto në ligjin mbi Hong Kongun

Kina kërkon nga presidenti i SHBA Donald Trump të vendosë veto në ligjin me të cilin përkrahen të drejtat e njeriut në Hong Kong, e të cilin Senati i SHBA e ka miratuar dje.

Kina kërkon nga Trumpi të vendosë veto në ligjin mbi Hong Kongun

Ata kanë përsëritur se “do të ndërmarrin kundërmasa të rrepta” nëse ky ligj miratohet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang ka thënë se ligji mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong Kong i minon interesat edhe të Kinës edhe të SHBA në këtë territor gjysmë autonom.

Me ligj është paraparë që SHBA çdo vit të konfirmojnë shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut në mënyrë që të arsyetohet statusi i posaçëm tregtar i këtij territori, si dhe sanksione ndaj zyrtarëve kinez dhe të Hong Kongut nëse i shkelin liritë në këtë territor.

Shtëpia e Bardhë më herët ka paralajmëruar se Trump do ta nënshkruaj këtë ligj./Insajderi.com.