Kina kundër sulmeve në Siri, del në krah të Asadit

Kina kundër sulmeve në Siri, del në krah të Asadit

Kina zyrtare reagon për zhvillimet e fundit në Siri. Nëpërmjet një deklarate Kina dënon ashpër ndërhyrjet e perëndimoreve duke argumentuar se shkelën të drejtën ndërkombëtare.

“Veprimet ushtarake që tejkalojnë Këshillin e Sigurimit janë të papranueshme”, citohet në reagim.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan sot me raketa një laborator të prodhimit të armëve kimike në Damask të Sirisë si kundërpërgjigje të sulmeve të mëparshme të presidentit Assad kundër popullit të tij.