
Politika mbi rregullat familjare të Kinës po relaksohet – pasi tani çifteve do të ju lejohet të lindin nga tre fëmijë.
Deri më tash në Kinë kishte dekret rigoroz që ndalonte lindjen e më shumë se dy fëmijëve, raporton BBC.
Rënia e natalitetit ishte qëllimi i kësaj politike e që rezultoi e suksesshme.
Regjistrimi i Kinës, i lëshuar në fillim të këtij muaji, tregoi se rreth 12 milionë foshnje kanë lindur vitin e kaluar – një rënie e konsiderueshme nga 18 milionë në 2016, dhe numri më i ulët i lindjeve të regjistruara që nga vitet 1960.
Për këtë është rritur presioni mbi Pekinin që këto politika të ndryshohen. Ashtu ndodhi.
Vendimin e mori presidenti Xi Jinping pas një takimi me anëtarët e tjerë të Qeverisë.
Sipas statistikave zyrtare, Kina ka 1 miliardë e 398 milionë banorë apo 32 milionë më shumë sesa India që është shteti dytë më i populluar në botë. /Insajderi.com