Kina e India janë fuqi nukleare, por këto dy shtetet kanë marrëveshje që në zonën kufitare ushtria të mos mbajë armë. Prandaj Kina po i trajnon në arte marciale ushtarët e vet.
Shteti kinez ka njoftuar se do të angazhojë 20 trajnerë të arteve marciale për të trajnuar forcat ushtarake kineze, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Zyrtarisht nuk është dhënë ndonjë arsye për këtë vendim të kinezëve, por po vjen menjëherë pas përplasjes me trupat indiane, ku mbetën të vdekur 20 indianë.
Luftimet që ndodhën në mes të dy ushtrive janë bërë pa armë, por ka qenë përleshje fizike, pasi me anë të një marrëveshje të vitit 1996 asnjëra palë nuk guxon të mbajë armë në zonën kufitare mes dy shteteve.
Kina nuk ka liruar asnjë të dhënë për lëndime, apo vdekje, derisa India përveç të vdekurve ka njoftuar se kanë mbetur të lënduar 76 ushtarë të tjerë./Insajderi.com