Kina po detyron pakicën myslimane për punë fizike

Kina po detyron pakicën myslimane për punë fizike

Kina po përdorë pakicat, për punë fizike, për të përmbushur kërkesat për furnizime në tregun botërorë.

New Your Times, ka hetuar dhe zbuluar një varg punësh fizike të cilat po bëhen nga popullsia pakicë, e cila është myslimane dhe këto punë po bëhen pa dëshirën e kësaj pakice, por me detyrim, transmeton Insajderi.

Kina është duke detyruar këtë pakicë, që të punojë punë fizike në fabrikat ku prodhohen paisje të medicinës, kryesisht për Covid 19.

Autoritetet e Kinës, e kanë pranuar që kjo popullsi është angazhuar për këto punë fizike, por ata kanë thënë se shteti i Kinës po e bënë këtë më qëllim që të angazhojë dhe të ndihmojë këtë pakicë në integrimit e tyre dhe mirëqenien ekonomike të tyre. Por hetimet e New York Times kanë zbuluar se kjo nuk është e vërtet sepse ajo pakicë po punon me detyrim dhe kundër vullnetit të tyre.

Ka kohë që Kina është duke u akuzuar për politikat e saj diskriminuese kundrejt pakicave në shtetin e saj, por me theks të veçante kundër pakicave muslimane./Insajderi.com.