Kina pranon se vaksinat e saj nuk janë shumë të mira

Kina pranon se vaksinat e saj nuk janë shumë të mira
Burimi i fotografisë: Chinatopix

Në një pranim të rrallë të dobësisë së vaksinave kineze të Coronavirus-it, zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes së vendit thotë se efektiviteti i tyre është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e tyre për të rritur efektivitetin, shkruan Politico, transmeton Insajderi.

Vaksinat kineze “nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje”, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë.

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza jashtë ndërkohë që përpiqet të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinës Pfizer-BioNTech të bërë duke përdorur procesin e mëparshëm eksperimentues të ARN-së, ose mARN.

“Tani është nën shqyrtim zyrtar nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit”, tha Gao.

Ekspertët thonë se përzierja e vaksinave, ose imunizimi vijues, mund të rrisë efektivitetin. Studiuesit në Britani po studiojnë një kombinim të mundshëm të Pfizer-BioNTech dhe vaksinës tradicionale AstraZeneca. /Insajderi.com