Kina pretendon se Perëndimin se po i inkurajon trazirat në Hong Kong

Një zyrtar i qeverisë kineze u bëri thirrje njerëzve në Hong Kong të kundërshtojnë dhunën dhe akuzoi disa politikanë perëndimorë se po nxisin trazirat. Komentet u bënë pas një nate të tensionuar protestash në Hong Kong.

Kina pretendon se Perëndimin se po i inkurajon trazirat në Hong Kong

Duke folur sot për gazetarët, Yang Guang, zëdhënës i Zyrës së Kinës për Hong-Kongun tha se banorët e Hong Kongut nuk kuptojnë ligjin apo sistemin ligjor dhe gjyqësor.

Komentet u bënë pas një nate të tensionuar në Hong Kong, ku protestuesit u derdhën në rrugët e qytetit dhe sfiduan forcat speciale të policisë, të cilat për orë të tëra godisnin me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Ndërsa vazhdonte beteja, policia intensifikoi përdorimin e gazit lotsjellës për të mos lejuar që njerëzit të arrinin pranë zyrës ndërlidhëse të Pekinit, godinë e cila u vandalizua një javë më parë.

Shumë protestues thanë se ishin të vendosur të vazhdojnë ta sfidojnë qeverinë që ka shtypur marshimet paqësore. Ata bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike dhe për një hetim të pavarur të taktikave të përdorura nga policia.

Ngërçi me policinë u krijua pasi qeveria miratoi zhvillimin e një tubimi në qendër të Hong Kongut, por refuzoi kërkesën për një marshim.

Pas tubimit, dhjetëra mijëra njerëz u shkëputën me qëllimin për të marrë nën kontroll pjesë të ndryshme të qytetit. Pjesa më e madhe e zhvillimeve ndodhën në pjesën perëndimore të Hong Kongut.