Kina shënon numrin më të lartë të të infektuarve në 10 muajt e fundit

Kina shënon numrin më të lartë të të infektuarve në 10 muajt e fundit

Kina të enjten ka raportuar shifrën më të lartë të rasteve të reja me Coronavirus, në më shumë se 10 muaj.

Kjo pasi infeksionet në provincën veri-lindore Heilongjiang gati u trefishuan, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 138 raste të reja u konfirmuan më 13 janar, nga 115 raste sa ishin një ditë më pare.

Kina gjithashtu raportoi një vdekje të re, duke shënuar rritjen e parë në numrin e të vdekurve që nga mesi i majit./Insajderi.com