
Eksploratorët kinezë të pjesës së errët të hënës, nuk hynë në histori vetëm sepse zbritën një sondë robotike skajin e largët të këtij planeti, por tashmë edhe për eksperimentin që kanë bërë aty mbjelljen e pambukut.
Sonda kineze, pjesë e misionit “Chang’e 4”, ka transportuar farat e pambukut më 3 Janar kanë mbirë, fenomen ky i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Studiuesit kinezë kanë publikuar fotografi ku edhe duket bima e cila po rritet në një ene biologjike në Hënë e cila shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit afatgjatë të hapësirës.
Në këtë formë astronautët, do të mund të mbjellin ushqimin e tyre në hapësirë, duke mos u kthyer në Tokë për t’u furnizuar me ushqim, për udhëtime të gjata të tilla si ai në Mars rreth dy vjet e gjysmë.