“Kini kujdes, parlamentet duhet ta aprovojnë marrëveshjen Brexit”

“Kini kujdes, parlamentet duhet ta aprovojnë marrëveshjen Brexit”

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot në Bruksel se një marrëveshje midis BE-së dhe Britansë së Madhe për Brexitin e rregulluar ishte një lajm i mirë, por theksoi se duhet të tregohet kujdes pasi që i takon parlamenteve të shteteve anëtare të ratifikojnë marrëveshjen.

“Marrëveshja duket si një kompromis i mirë, por kënaqësia jonë duhet të shoqërohet me kujdes të arsyeshëm, sepse siç kemi parë tashmë, parlamentet mund të mos pëlqejnë marrëveshjen”, tha Macron., shkruan Insajderi.

Ai shtoi se dëshironte të besonte se kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson do të kishte një shumicë që do të mbështeste këtë marrëveshje të rishikuar në Parlamentin britanik.

Duke ardhur në samitin e BE në Bruksel, Emmanuel Macron nuk e trajtoi çështjen e politikës së zgjerimit dhe hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, të cilat u bllokuan praktikisht nga Franca në Këshillin e BE-së dhe për këtë arsye u vendosën në agjendën e samitit./GazetaInsajderi/