Kirurgët rusë përfundojnë operacionin në zemër ndërkohë që spitali digjej

Kirurgët rusë përfundojnë operacionin në zemër ndërkohë që spitali digjej
Burimi i fotografisë: Getty Images

Një ekip mjekësor në një spital rus përfundoi me sukses një operacion të hapur në zemër mbi një pacient ndërsa zjarrfikësit luftuan për të përmbajtur një flakë serioze që përfshinte çatinë e ndërtesës së vjetër, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Më shumë se 120 njerëz u evakuuan dhe nuk u raportuan lëndime në spitalin në Blagoveshchensk në lindjen e largët.

Operacioni vazhdoi falë një kabllo elektrike të urgjencës që drejtohet në teatrin operativ në katin përdhes. Pacienti u evakuua më vonë.

Kirurgu kryesor Valentin Filatov tha që ekipi i tij “duhej ta shpëtonim këtë person dhe ne bëmë gjithçka”. Tetë mjekë dhe infermierë u përfshinë në operacionin dy orësh, i cili filloi pak para se të shpërthente zjarri. /Insajderi.com