Kjo do të jetë rroga e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian

Kjo do të jetë rroga e Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen është zgjidhur si presidente e re e Komisionit Evropian dhe do të zëvendësojë në këtë pozitë Jean-Claude Juncker prej datës 1 nëntor.

Ish ministrja e Mbrojtjes në Gjermani do të gëzojë një rritje të madhe në rrogën e saj.

Në rolin e ministres së Mbrojtjes në Gjermani von der Leyen kishte rrogë mujore 16.245 euro.

Ndërsa në Komisionin Evropian rroga e saj do të jetë shumë më e madhe. Ajo pritet të marrë 27.903 euro në muaj. Rroga bazike për komisionerët ndërkohë është 20.666 euro në muaj. Kjo është 12.5% më shumë se shërbyesit më të lartë civil brenda BE’së.

Pesë zëvendës presidentët e Komisionit kanë rrogën 23 mijë.

Rrogat e Komisionit Europian janë të paguara nga buxheti i Bashkimit Evropian. Komisionarët duhet të paguajnë taksat e të hyrave të tyre duke u bazuar në ligjet e shteteve të tyre respektive.