Nora Gjakova fitoi medaljen e artë olimpike pasi triumfoi ndaj xhudistes franceze, Sarah Leoine Cysiquen në finales e së hënës, shkruan Shqip.com.
Nora triumfoi ndaj francezes në kategorinë deri në 57 kilogram, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierën e saj.
Finalja nuk zgjati shumë pas një gabimi trashanik që i kushtoi francezes me titull.
Arsyeja e ndëshkimit me karton të kuq ndaj saj nuk u kuptua në të gjithë opinionin.
Në tentim për ta hedhur në tokë xhudisten kosovare, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.
Një lëvizje e tillë është e ndaluar në xhudo për ta ruajtur mirëqenien e atletëve, pasi rënia me kokë në dysheme rrit rrezikun e lëndimeve të rëna.
Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike./Insajderi.com