Lionel Messi do të bëjë debutimin e parë me Paris Saint-Germain në ndeshjen e katërt në ligë të cilët do ta zhvillojnë si mysafir te Reims më 29 gusht, shkruan Shqip.com.
Messi zhvilloi seancën e tretë stërvitore gjatë së hënës me klubin francez që nga kalimi i tij historik nga Barcelona.
Ai nuk zhvilloi ndeshje para-sezonale këtë verë, pasi ishte aktivizuar me Argjentinën në “Copa America” ku edhe dolën fitues, ndërsa menjëherë pas kësaj gare kishte shkuar në pushime.
Ylli argjentinas është zhvendosur në Paris dhe po merr pjesë në stërvitjetet e parisienëve, ku edhe pritet të debutojë kundër Reims më 29 gusht.
34-vjeçari ishte në tribuna në fitoren e PSG-së ndaj Strasburgut në fundjavë, të cilën e fituan me rezultat 4-2.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbylli aventurën e tij 21 vjeçare te Barcelona, klub në të cilin fitoi gjithçka./Insajderi.com