Kjo është kompania e vetme në rajon që prodhon mozaik nga qelqi i recikluar

Kjo është kompania e vetme në rajon që prodhon mozaik nga qelqi i recikluar

Tiki Mosaic është sektor i kompanisë TIKI, i cili arrijnë të ricikloj mbetjet e xhamit për të prodhuar mozaikun si një produkt final-dekorativ që gjen aplikim për veshjen e pishinave, spa, banjo, tualete, qëndrim ditor, kafiteri, restorante, në fasada të objekteve etj.

Mozaiku nga xhami ofron një zgjidhje të qëndrueshme në  aspektin ekologjik, kualitativ si dhe atij ekonomik. Është  100%  xham dhe ngjyrë, ku përmes kombinimeve të  panumërta ka për koleksion një gamë të gjerë të ngjyrave të llojllojshme, të kategorizuar nën emërtimet e gurëve të çmuar, si Agate, Ruby,Tansanite, Turquoise, Emerald etj.

Ngjyrat dhe format janë të përzgjedhura me kujdes të veçantë, për ta bërë si produkt të përshtatshëm për të gjitha ambientet, si për ato klasike dhe elegante po ashtu edhe ato moderne dhe minimale. Është zgjedhje e përshtatshme edhe për artistët dhe arkitektet për ti dhënë veçanti dizajnëve të tyre, qoftë në kategorinë e objekteve të banimit apo objekteve të afarizmit dhe ato publike.

Fabrika ndodhet në  Mitrovicë, riciklon xham të rrafshët  deri në 70 Tone për muaj, me kapacitet të prodhimit të produkteve finale deri në 6000m2 për muaj për një ndërrim. Është e vetmja kompani në rajon që merret me një veprimtari të tillë të përpunimit të xhamit të ricikluar. Produktet e mozaikut përveç në tregun e Kosovës mund ti gjeni edhe në Shqipëri, Mal te Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi, Hungari, Gjermani e shumë shpejt pritet të depërtojë  edhe në tregjet e tjera të Evropës.

Kompania TIKI, po punon vazhdueshëm që të rris kapacitetet si dhe të pasuroj gamën e produkteve me punime artistike nga mozaiku.

TIKI Showroom 1:

Veternik, Magjistralja Prishtinë-Shkup, km. 1 p.n

10000 Prishtinë, Kosovë

 

TIKI Showroom 2:

Zona Industriale p.n. Fushë Kosovë

10000 Prishtinë – Kosovë.

 

Na Kontaktoni

Email: [email protected]

Phone: +383 (0) 49 666 676

Web: www.tiki-ks.com

 

FB: facebook.com/tikishpk

IN: instagram.com/tikishpk