Renault Clio ka mposhtur Golfin. Retura franceze ishte më e shitura gjatë muajit shkurt në Evropë.
Sipas të dhënave zyrtare, Renault Clio ishte veturë më e kërkuar edhe se modeli i njohur i Volkswagenit, Golf.
Clio kanë blerë 24.914 persona, derisa Golf 24.735.
Në të vërtetë, të dyja kanë pësuar rënie në shitje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Clio ka pësuar rënie në shitje prej 4 për qind, kurse Golfi për 21 për qind.
Vlerësohet se pandemia do të ndikojë më vonë në shitje. Shumë fabrika nëpër botë janë mbyllur për shkak të rrezikut.