Teksa Coronavirus-i vazhdon të përhapet në pothuajse të gjithë botën, disa kompani të rëndësishme po pranojnë faktin që e ardhmja në punë nuk do të jetë njësoj si më parë. Disa prej punonjësve të tyre nuk do të rikthehen në zyrë të paktën deri në 2021, ndërkohë që të tjerë, ndoshta nuk do të rikthehen më fare.
Twitter ishte i pari që në maj njoftoi se disa prej punonjësve do mund të punojnë nga shtëpia përgjithmonë. Javën e shkuar Google tha se punonjësit e tij nuk do të rikthehen deri në 2021.
Në kohën e pandemisë shqetësimi më i madh është padyshim siguria e njerëzve, por edhe mënyra se si prindërit do të kujdesen për fëmijët apo edhe edukimi i tyre. Me shumicën e shkollave dhe kopshteve që u mbyllën në periudhën e karantinës, gratë u goditën më shumë gjatë recesionit të pandemisë dhe kompanitë po përpiqen që t’ja lehtësojnë oraret dhe punën.
Kompanitë që kanë njoftuar se punonjësit nuk do të kthehen në zyrë të paktën deri në 2021:
- Universal Music Group
- Warner Music Group
- Sony Music
- Amazon Corporate
- Viacom
- Scotiabank
- Royal Bank of Scotland
- Group Nine Media
- Indeed
Kompanitë që i kanë thënë punonjësve që nuk ka pse të kthehen më në zyrë përgjithmonë:
- Square
- Slack
- Shopify
- Zillow
Burimi: CNN