Kjo është një dëshmi se Shaqiri është shndërruar në yll të madh për Liverpoolin

Kjo është një dëshmi se Shaqiri është shndërruar në yll të madh për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka arritur të bëhet një prej futbollistëve kryesorë të Liverpoolit, dalëngadalë duke u futur në 11-shen startuese.

Futbollisti kosovar, që në verë te Liverpooli kaloi për 13 milionë funte, aktualisht po shkëlqen me ‘Reds’.

Forma e lartë e Shaqirit kulmoi me dy golat dhe super paraqitjen e tij ndaj Manchester United, ku i vetëm 27-vjeçari mposhti ‘Djajtë e Kuq’.

Shaqiri përveç se është shndërruar në lojtar kyç për ekipin e Jurgen Klopp, po ashtu ka filluar të fitojë zemrat e tifozëve, duke u bërë njëri nga lojtarët më të pëlqyer të tifozëve të gjigantit anglez.

Deri tani në 18 xhiro në Premierligë, futbollisti nga Gjilani ka gjithsej 13 paraqitje me të kuqtë, ku 6 herë është futur në lojë nga banka rezervë dhe 7 herë ka qenë titullar.

Shaqiri me statistikat e tij, ka lënë në hije edhe Philippe Coutinhon, i cili u largua nga Liverpooli për të kaluar në Barcelonë.

Në këtë sezon, Coutinho ka luajtur 15 ndeshje ku ka 4 gola dhe një asist, derisa Shaqiri ka më shumë gola dhe asistime (5 gola, 2 asiste), në vetëm 13 ndeshje, derisa i janë dashur 300 minuta më pak për t’i arritur këto shifra. /Insporti.com