Medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi dhe trajneri i saj, Driton Kuka do të shpërblen nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe federatat sportive patën diskutuar në vitin 2013 për aktet nënligjore që lidhen me shpërblimet, pensionet dhe bursat për sportistët, e që ishte arritur pajtueshmëri për shumat dhe procedurat tjera për këto çështje, shkruan Telegrafi.
Nga ky takim, me popozimin e ministrit të atëhershëm, Memli Krasniqi, janë rritur shumat e shpërblimeve, mbështetjes së përhershme dhe bursave.
Në këto drafte, parashihet që trajeri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.
Në këtë rast, Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, kurse trajneri i saj Driton Kuka me 50 mijë euro./Insajderi.com