Një fotograf me emrin Mahmoud Nakib në Bejrut ishte duke filmuar një nuse në ditën e saj të martesës, kur një shpërthim papritmas depërtoi nëpër qytet.
Ai tha se kishte dëgjuar shpërthimin e parë por i është dukur tejet i largët. Shpërthimi i dytë ishte më fatal ku në pak sekonda dëmtoi ndërtesat përreth, teksa ai po realizonte një xhirim të nuses Dr. Israa Seblani, njofton Insajderi.
Deri më tani raportohet për 135 të vdekur dhe mbi 5,000 të plagosur dhe qindra persona janë raportuar të humbur nën rrënoja.
Në videon e ndarë nga CNN, mund të ndiqni momentin e shpërthimit. /Insajderi.com