Unaza e dizajnuar në formë lulesh me 12,638 diamante të vegjël ka fituar një vend në Rekordet Botërore Guinness – por krijuesi i saj nuk ka në plan të shesë akoma dizajnin e tij të çmuar, shkruan NDTV, transmeton Insajderi.
E quajtur “The Marigold – Unaza e prosperitetit”, brezi i trashë rrethor peshon pak më shumë se 165 gram.
“Mund ta vini dhe është mjaft e rehatshme”, tha 25-vjeçari Harshit Bansal, i cili përshkroi krijimin e tij të guximshëm si një projekt ëndërr.
Bansal tha se ai e pati idenë dy vjet më parë ndërsa studionte dizajnin e stolive në Sujat të Guxharatit, qendër diamanti në Indi.
“Synimi im ishte gjithmonë më shumë se 10,000 diamante. Kam hedhur shumë dizajne dhe koncepte gjatë viteve dhe vendosa përfundimisht për këtë”, tha Bansal.
Rekordi i mëparshëm i përcaktuar nga Guinness, i vendosur gjithashtu në Indi, ishte për një unazë që përmbante 7,801 diamante. /Insajderi.com