Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjelllë disa përballje derbi.
Kryendeshja e ksaj gjiroje do të zhvillohet në kryeqytet ku Sigal Prishtina e pret Pejën, shkruan Shqip.com.
Favorit në letër për këtë ndeshje kosniderohen pejanët, sepse që nga sezona e kaluar bardhkaltërit nuk janë duke kaluar momente të mira. Madje, “plisat” e kishin siguruar “mbijetesën” në Superligë vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar.
Këto dy skudra ishin pëballur ndërmjet vete edhe në çerfekfinale të Kupës së Kosovës, ku “shqiponjat” kishin fituar me rezultat 83-76.
Në gjiron e parë si Peja ashtu edhe Prishtina kanë shënuar fitore, ndërsa mbetet të shihet si do të mbarojë takimi ndërmjet tyre që do ta zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17-00.
Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë ku Trepça do të takohet me Prizreni 16. Ky takim do të jetë një përsëritje e finales së Kupës së Kosovës, ku në fund kampionë kishin dalë prizrenasit.
Takimi tjetër që do zhvillohet në fundjavë është Golden Eagle Ylli-Bashkimi.
Orari i takimeve:
E shtunë
17:00 Rahoveci – RC Cola Drita
19:00 Sigal Prishtina – Peja
E diel
17:00 Trepça – Prizreni 16
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi /Insajderi.com