Trajneri i Besës së Pejës, Jerome Klein është deklaruar para mediave pas fitores 2-1 të skuadrës së tij në ndeshjen e sotme kundër Trepçës ’89, që ishte fitorja e parë pas tre humbjeve radhazi në këtë fillim të kampionatit,
“Jam shumë i lumtur për këta djem të rinjtë të cilët vrapojnë gjatë 90 minutave, normalisht nuk ishte mirë të humbnim në takimet e kaluara por prapë për trajnerët, presidentin dhe lojtarët kjo e sotmja ishte një fitore e mirëseardhur”, tha Klein për Art Sport, transmeton Insajderi.
“Trepça 89 kanë luajtur mirë deri më tani por sot ne ishim më të mirë. Objektivi jonë është të mbesim në Superligë pasi kemi shumë futbollist të rinjtë, Superliga do i ndihmonte talenteve tanë të rriteshin akoma më shumë” – përfundoi Klein./Insajderi.com.