fbpx

Klitschko ka vendosur të kthehet, ky është rivali i tij i parë

Klitschko ka vendosur të kthehet, ky është rivali i tij i parë

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist për peshat e rënda, Wladimir Klitschko po planifikon që të rikthehet në ring për një tjetër ndeshje boksi. Raportohet se ukrainasi po shqyrton mundësinë për të dueluar me boksierin britanik, Dillian Whyte.

Klitschko mbanë rekordin për kohën e të qenit kampion, me 4383 ditë dhe e ka mbrojtur titullin e tij 14 herë radhazi.

Ish kampioni i botës u largua nga sporti në vitin 2017 pas një humbjeje spektakolare nga Anthony Joshua, në “Wembley”.

Ai gjithashtu kishte pësuar humbje nga Tyson Fury, dhe kjo ishte hera e parë që ai është mundur dy herë radhazi.

Tani veterani po mendon që të kthehet për një ndeshje me britanikun tjetër, Dillian Whyte. Padyshim se të gjithë adhuruesit e boksit do ta mirëprisnin një rikthim të ish kampionit të botës, ndërsa është e vështirë të parashikohet fituesi, duke marrë parasysh moshën e ukrainasit.