Klitschko pensionohet nga boksi

Klitschko pensionohet nga boksi

Boksieri legjendar, Wladimir Klitschko ka vendosur që të pensionohet dhe të mos boksojë me boksierin anglez, Anthony Joshua.

Sipas mediave në Gjermani, boksieri ukrainas ka vendosur që të mos zhvillojë meçin e dytë me Anthony Joshua, shkruan Periskopi.

Klitschko dhe Joshua kishin boksuar më 29 prill në meçin e ashtuquajtur të ‘shekullit’ të cilin e kishte fituar 27 vjeçari anglez duke u shpallur kampion i botës në WBA dhe IBF.

Ri-meçi i cili ishte menduar të zhvillohet më 11 nëntor në Las Vegas, tash duhet që të caktohet me një konkurrent tjetër për Joshuan.

Klitschko e konfirmoi në faqen e tij zyrtare vendimin për pensionim, por ajo tashmë është jashtë funksionit për shkak të fluksit të vizitorëve dhe interesimit të madh pas vendimit shokues.

41 vjeçari Klitschko ka 10 vjet të dominimit të plotë në kategorinë e rëndë të boksit dhe humbi nga Tyson Fury në vitin 2015.

Ai u rikthye pas një përgatitje 18 muajshe për t’u përballur me Joshuan para 90 mijë tifozëve në Londër