Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 1-1 me kampionët në fuqi të Kosovës, Dritën e Gjilanit, njofton Insajderi.
“Bëmë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Vazhdojmë të mbetemi klubi i parë në Superligë që i ka treguar të tjerëve se si duhet të bëhet kampion. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër. Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër përballë si Feronikeli, e cila është super kampione”, ishin fjalët e teknikut shqiptar.
Klodian Duro këtë sezon ka marrë drejtimin e ekipit nga Drenasi, ku momentalisht Feronikeli mbanë pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa synimi i klubit është kapja e vendeve që dërgojnë në garat evropiane, pse jo edhe për të luftuar për titull. /Insajderi.com