Klodian Duro flet si trajner i Feronikelit

Klodian Duro flet si trajner i Feronikelit

Legjenda e kombëtares shqiptare, Klodian Duro, ka folur për herë të parë si trajneri i klubit nga Drenasi, Feronikeli – pasi këta të fundit e emëruan atë në vend të Afrim Tovërlanit, i cili dha dorëheqjen pas rezultateve të dobëta në këtë fillim kampionati.

“Uroj që gjithë bashkë të bëjmë më të mirën. Jam i nderuar që ndodhem në një prej klubeve më të mëdha të Kosovës, siç është Feronikeli. Një klub që ka fituar tituj kampion dhe që synon gjithmonë që të arrijë majën në futbollin e Kosovës”, tha fillimisht ai për faqen zyrtare të klubit, transmeton Insajderi.

“Mendoj se kemi një grup shumë të mirë futbollistësh, prandaj kam shumë besim se gjithë bashkë do të arrijmë ta kthejmë Feronikelin atje ku i takon”, shtoi ai

“Jam i mendimit se të gjithë bashkë të rikthehemi sa më shpejtë te rezultatet pozitive dhe të bëjmë të mundur që në fund të renditemi në majën e futbollit kosovar dhe pse jo të fitojmë gjithçka që është për t’u fituar në këtë sezon”, përfundoi ai./Insajderi.com.