Një ngjarje aspak normale ka ndodhur pas përfundimit të sfidës së parë të javës së 31-të në Superligë, ku Feronikeli është befasuar në shtëpi nga Arbëria duke u mposhtur me rezultat 0:1, ndërsa pas ndeshjes trajneri Klodian Duro i ‘niklit duke dhënë intervistë, i afrohet shefi i sigurisë së ekipit nga Drenasi, duke kërkuar dorëheqjen e trajnerit shqiptar, njofton Insajderi.
“Të isha si ti isha larguar menjëherë nga këtu. Nuk ke se çfarë kërkon në Drenas më”, mësohet t’i ketë thënë shefi i sigurisë së Feronikelit trajnerit nga Elbasani.
Duro e largoi duke thënë se bisedojmë pastaj, por ai insistonte që trajneri ta ndërpresë intervistën. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas kësaj humbje dhe pas këtij incidenti në Drenas. /Insajderi.com