
Jurgen Klopp i ka thurur lavde Shaqirit pasi u bë heroi i ndeshjes në derbi me Manchester Unitedin.
Shaqiri i vetëm e mposhti Unitedin, pasi për vetëm 7 minuta në pjesën e dytë arriti të shënojë dy gola, përcjell Insporti
Klopp pas ndeshjes tha se “Shaqiri e mbylli ndeshjen”, the se i meritoi golat.
“Shaq e mbylli ndeshjen. E pabesueshme, ishte me të vërtetë e mirë. Absolutisht e meritoi”, tha pas ndeshjes Klopp.
“Starti ishte i shkëlqyeshëm, ishte paraqitja më e mirë që prej kur jam te Liverpooli. Gjysmë ora e parë ishte e jashtëzakonshme. Si luajtëm, ishte thjesht e përsosur”, shtoi Klopp.
“Jam tmerrësisht i lumtur. Mënyra se si luajtën djemtë ishte e jashtëzakonshme, ishte e shkëlqyer. Ishte performancë fantastike dhe shumë e merituar”, përfundoi Klopp