Klopp “kërcënon”: Më hiqni nga puna, por s’ka shumë sikurse unë

Klopp “kërcënon”: Më hiqni nga puna, por s’ka shumë sikurse unë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se janë të paktë trajnerët që do mund ta bënin punën më mirë se ai si menaxher i skuadrës angleze.

Në konferencë për media para ndeshjes derbi me Manchester United, Klopp deklaroi se Liverpooli është përmirësuar në lojë së fundmi.

“Ne e kemi përmirësuar situatën në të cilën gjendeshim më parë. Nëse më largojnë mua tani, nuk mendoj se ka shumë menaxherë që do të bënin punë më të mirë”, u tha Klopp gazetarëve në konferencën për shtyp, raporton Insajderi.

Klopp tha se ka mbështetjen e tifozëve të Liverpoolit.

“Unë nuk mendoj se jam i përkryer, por është e vështirë të gjenden opcione më të mira. Unë ende mendoj se për sa kohë që 98 për qind e të gjithë tifozëve të Liverpoolit mendojnë se jemi në rrugën e duhur, do të kemi sukses”, deklaroi ai.

Liverpooli dhe Manchester Unitedi do të takohen të shtunën, me duelin që fillon nga ora 13:30. /Insajderi.com