Klopp lavdëron Tottenhamin e Mourinhos para super-ndeshjes

Klopp lavdëron Tottenhamin e Mourinhos para super-ndeshjes

Trajneri i Liverpoolit,  Jurgen Klopp, ka lavdëruar ekipin që drejtohet nga Jose Mourinho, Tottenhamin.

Kjo para super-ndeshjes në mes Liverpoolit dhe Tottehamit që zhvillohet të mërkurën, njofton Insajderi.

Të dy skuadrat ndajnë pozitë e parë me pikë të barabarta, 25 sosh.

Por, përkundër formës fantastike që ka shfaqur Tottenhami këtë edicion, Liverpool synon fitore.

“Kam shumë gjëra të mira për të thënë në lidhje me Tottenhamin. Por ne do të luajmë dhe të fitojmë ndeshjen, edhe nëse janë në një moment të mirë”, tha ai.

Kjo ndeshje do të jetë interesante, pasi njëri ekip do të pozicionohet në tabelë, ndërsa nga barazimi mund të përfitojë Leicteri. /Insajderi.com