Klopp: Maradona një figurë shumë mbresëlënëse

Klopp: Maradona një figurë shumë mbresëlënëse

Ndarja nga jeta e një legjende si Diego Armando Maradona ka hidhëruar çdo dashamirës të futbollit. Mijëra tifozë i kanë kushtuar homazhe atij që konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave të sportit më të dashur në botë, njofton Insajderi.

“Jeta e tij (Maradonës) tregon se sa e këndshme dhe sa e vështirë njëkohësisht mund të jetë jeta e një lojtari të klasit botëror. Ai ishte një figurë shumë mbresëlënëse. E kam takuar njëherë, që për një futbollist të nivelit tim ishte sikur të takoje Papën për të qenë i sinqertë. Ishte shumë e veçantë”, tha fillimisht trajneri gjerman.

Më tej, trajneri i Liverpool vazhdon: “Do i mungojë futbollit, do më mundojë dhe mua. Mund të shikoni në reagimet në gjithë botën se nëse ne do i tregonim dashurinë tonë pa i kërkuar një selfie, thjesht ti tregonim respektin që meritonte sa ishte gjallë, mendoj se mund ta kishim ndihmuar”, ka thënë Jurgen Klopp. /Insajderi.com