Klopp pas barazimit me United: Jam i kënaqur me lojën

Klopp pas barazimit me United: Jam i kënaqur me lojën

Trajneri i Liverpool-it pranoi se barazimi me Manchester United nuk e kënaq, ndërsa pranoi se vështirësia për të shënuar është diçka që s’mund t’i jepet shpjegim dhe në futboll gjëra të tilla ndodhin, njofton Insajderi.

Fillimisht Klopp foli për ndeshjen, duke thënë: “Jo shumë gjëra të mira. Na mungon një gol. Do të ishte fantastike po të fitonim 1-0. Sot, pavarësisht gjërave, djemtë e mi bënë shumë mirë. Mënyra si presuam, se si u kundërpërgjigjëm”.

Më tutje, Klopp tha disa fjalë edhe për paraqitjen e ekipi të tij, “jam i kënaqur me lojën. Duhet të ishim të zotë të merrnim fitoren. Këto momente ndodhin, mund të shënosh nga kënde të vështira dhe nuk realizon disa raste të tjera. Duhet të krijojmë raste që të shënojmë”, u shpreh trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. /Insajderi.com