Klopp për nervozizmin e Mane-s: Unë marrë vendime këtu

Klopp për nervozizmin e Mane-s: Unë marrë vendime këtu

Liverpool ka arritur që të marrë një fitore tenistike në transfertën ndaj Crystal Palace duke fituar 0-7. Por pavarësisht këtyre shifrave vazhdojnë problemet në ekip me lojtarë që janë të pakënaqur me vendimet e Klopp, njofton Insajderi.

Pikërisht në këtë aspekt çalon edhe Liverpool, ndryshe nga më parë. Përpara pak kohësh ishte Salah që e shfaqi hapur nervozizmin e tij ndaj Klopp për zëvendësimin që i bëri dhe ndeshjen e sotme e ndoqi nga stoli.

Salah do të aktivizohej në minutën e 51-të për të marrë vendin e Sadio Manes, por këtë herë ishte ky i fundit që mbeti i pakënaqur me Klopp, pavarësisht se ndeshja ishte e vulosur.

“Unë e kuptoj se përse Sadio Mane është nervikosur. Ka parë orën dhe ishte minuta e 51-të. Unë jam i lumtur që zëvendësimi u bë kaq herët, por Mane nuk ishte. Kjo është normale, është mirë. Jam këtu për të marrë vendime dhe lojtarët duhet t’i pranojnë”, tha Klopp. /Insajderi.com