Pas ndeshjes të së hënës, mes Liverpool dhe Arsenal, pas përfundimit të takimit, në lidhje direkte ishte trajneri i “the reds”, Klopp dhe legjenda irlandeze e Manchester United, Roy Keane, ku pati një “përplasje” të vogël mes tyre, njofton Insajderi.
Derbin e gjiros së tretë në Premier League e fituan kampionët aktual të Liverpool me shifrat 3:1. Ndërsa pas takimit, gjatë dhënies së intervistës nga tekniku gjerman, Jurgen Klopp, u akuzua loja e Liverpool nga opinionisti Kean, i cili tha se kampionët e Anglisë luajtën të shkujdesur dhe jo në nivele të larta përball Arsenalit, raporton “Sky Sport”.
Këto deklarata, nuk i përpiu lehtë trajneri i Liverpool, ku nuk la pa reaguar, duke thënë “asgjë nuk ishte e shkujdesur. Nga sekonda e parë dominuam kundër një ekipi në një 100% të formës së tij. Duhet të tregohemi të kujdesshëm si dreqi dhe të mos e pësojmë nga kundërsulmet. Përveç kësaj, futbolli që luajtëm sot ishte spektakolar”, tha Klopp në një kundër replikë ndaj ish kapitenit të “djajve të kuq”. /Insajderi.com