Klopp – Shaqiri, zhvillimet e fundit

Klopp – Shaqiri, zhvillimet e fundit

Xherdan Shaqiri nuk luajti as mbrëmë për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen me Porto.

Lidhur me këtë çështje, trajneri Jurgen Klopp ka thënë se nuk i pëlqen të flasë për situata të tilla, por është i lumtur që e ka Shaqirin në skuadër.

Gazetari i SRF, Dani Kern, ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për ta pyetur Kloppin për mungesën e Shaqirit.

“Jo, jo. Gjithçka është mirë, gjithçka është mirë. Si trajner nuk të pëlqen të flasësh për këto gjëra, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi shumë cilësi në skuadër”, është shprehur Klopp.

“Nganjëherë ne kemi nevojë vetëm për 15 apo 20 minuta për ta kthyer ritmin. Ai luan shumë rrallë për mënyrën se si ushtron. Kishte disa probleme me ijën e tij, por tani është mirë përsëri”.

“Ai na ka ndihmuar neve shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ju mund të jemi paksa të zemëruar me mua, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam”, ka shtuar tekniku gjerman.

Xherdan Shaqiri i ka luajtur gjithsej 27 ndeshje për Liverpoolin këtë sezon, shumicën duke u inkuadruar nga banka rezervë gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë.