
Jurgen Klopp e ka pranuar se “s’ka shanse” për Liverpool-in të nënshkruaj me Lionel Messi-n, njofton Insajderi.
Klopp u ka thënë gazetarëve se lirisht harrojnë që një kalim i lojtarit të Barcelonës mund të ndodhë për në Anfield.
“Duke folur të premten në konferencë për media, para ndeshjes kundër Arsenalit për Community Shield, Klopp tha; “Të interesuar? Po normal, kush nuk do të donte ta kishte Messin në skuadër?”.
“Por, s’ka shanse. Numrat (paratë) absolutisht nuk i kemi ne, prandaj s’kemi as pse fillojmë të mendojmë për këtë punë. Është e qartë, s’kemi shanse”, deklaroi Gjermani./Insajderi.com