Klopp sqaron ‘konfliktin’ me Manen

Klopp sqaron ‘konfliktin’ me Manen

Në ndeshjen që u zhvillua të enjten, mes Liverpoolit dhe Manchester United, ndodhi një ‘zënkë e vogël” mes trajnerit, Jurgen Klopp dhe lojtarit Sadio Mane, trasmeton Insajderi.

Pas ndeshjes, tekniku gjerman ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk ka asnjë problem me lojtarin.

“Jo nuk ka asnjë problem”, tha Klopp për BBC Sport .

Ai është deklaruar edhe për startimin e Diego Jotes, ku ka thënë se ishte vonë për t ‘i njoftuar edhe lojtarët tjerë për vendimin.

“Dje kam marrë vendimin vonë për të startuar me Diogo Jota. Unë zakonisht ua shpjegoj atë (lojtarëve), por nuk kishte kohë për këtë. Gjithçka është në rregull”. “Unë i ndryshova gjërat shumë vonë gjatë trajnimit. Djemtë e mi janë mësuar që t’ua shpjegojë por unë s’e bëra. Nuk kisha shumë kohë, harrova. Kjo është gjithçka”, ka thënë trajneri gjerman.

Me të përfunduar ndeshja, Klopp i ka përshëndetur të gjithë lojtarët në fushë, mirëpo Sadio Mane vendosi që ta refuzonte dhe injoronte Kloppin./Insajderi.com