Klopp “sulmohet” nga ish ndihmësi i tij

Klopp “sulmohet” nga ish ndihmësi i tij

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është sulmuar me deklarata nga ish ndihmësi i tij, Zeljko Buvac, që sipas tij, Klopp i kishte marrë gjitha meritat edhe pse puna kryesore bëhej nga vet ai, si ndihmës trajner.

“Unë bëra punën e trajnerit, në përjashtim të intervistave. Më dukej sikur kam qenë trajner për gjithë ato 17 vjet. Unë i kisha të gjitha funksionet dhe u përpoqa të ndikoja në ekipin tim, dhe të ndihmoja sa më shumë që të kishim sukses dhe nuk kisha nevojë vëmendje”, ka thënë Buvac në një intervistë në YouTube, transmeton Insajderi.

Ai, ka thënë poashtu se nuk e ka uruar gjermanin, kur ky I fundit e ka fituar titullin kampion në Angli me Liverpool, ani pse është gëzuar për ekipin.

Nuk e urova për titullin kampion. Isha shumë i lumtur për Liverpooli, për fansat dhe për lojtarët, por nuk e bëra”, tha i.

Buvac dhe Klopp, punuan së bashku për 17 vite, para se ai të largohej në vitin 2018./Insajderi.com.