Klopp: Van Dijk-ut i duhet akoma kohë për rikuperim nga lëndimi

Klopp: Van Dijk-ut i duhet akoma kohë për rikuperim nga lëndimi

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pret që lojtari kyç i tij Virgil Van Dijk të rikuperohet plotësisht për të qenë gati të luajë. Edhe pse mbrojtësi holandez tregoi në një video të fundit se po përgatitet me të gjithë energjinë për t’u kthyer sa më shpejt në fushë, tekniku gjerman u shpreh se Van Dijk-ut i duhet kohë të jetë në kondicionin e plotë, njofton Insajderi.

“Mirë, shumë mirë. Nuk kam asnjë problem të flasë për Van Dijk-un. Është një gjë shumë e mirë që ai po stërvitet, por ka ende rrugë për të bërë në mënyrë që të kalojë atë dëmtim. Jam i gëzuar kur shikoj videot, sepse tregon që ai po përmirësohet. Por, duhet akoma kohë. Do të doja të thoja diçka, por fatkeqësisht këto janë faktet”, u shpreh Klopp përpara ndeshjes së parë të vitit 2021 kundër Southampton-it.

Van Dijk u dëmtua në ndeshjen muajit tetor kundër Everton-it (2-2) ku nga përplasja me portierin Jordan Pickford këputi ligamentet. Rikthimi i tij mund të jetë në muajin mars. /Insajderi.com