Kloppi e konfirmon: Ky lojtar s’ka shanse të luajë në finale

Kloppi e konfirmon: Ky lojtar s’ka shanse të luajë në finale

Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, ku ka konfirmuar mungesën e një lojtari.

Klopp ka dhënë lajmin e keq për tifozët e Liverpoolit, pasi konfirmoi se Naby Keita nuk do të jetë i aftë për lojë, transmeton Insporti

Mesfushori nga Guinea nuk do të jetë i aftë për finalen e 1 qershorit për shkak të lëndimit në ijë.

Por, lajme më të mira erdhën rreth Roberto Firminos, i cili po ashtu po vuan nga lëndimi në ijë.

There was better news for Brazilian forward Roberto Firmino, who is also grappling with a groin issue.

“Nuk ka shanse për Nabyn [Keitan], por ai po progreson mirë”, tha Klopp.

“Bobby [Firmino] ishte pjesë e stërvitjes javën e kaluar dhe do të jetë edhe nesër dhe po duket në formë, kështu që jam i sigurt se do të jetë pjesë e finales”, tha gjermani.

Finalja e gjitha angleze, Liverpool – Tottenham, do të zhvillohet të shtunën më 1 qershor, në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ të Madridit. /Insporti.com/